TIRANË | SAIMIR ROSALES RODRIGUEZ (I NJOHUR ME NOFKËN “KIMISTI”) U EKSTRADUA NGA KOLUMBIA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 53 minutes ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Kolumbia:
1- Z. Saimir Rosales Rodriguez, i njohur me nofkën “Kimisti”, i lidhur me laboratorin e kokainës në fshatin Frakull.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) ka shqiptuar ndaj tij dënim penal me katërmbëdhjetë (14) vjet heqje lirie, për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer nga pozita penale të parshikuara si:
a- “Grup i strukturuar kriminal”.
b- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






