RRUGA “MIKEL MARULI”; LAGJJA “ASTIR”; TIRANË | U ARRESTUA KLEMENT ZGURO (KAÇOLLI); I DËNUAR ME 11 VJET BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 31
- 2 min read

Rruga “Mikel Maruli”, Lagjja “Astir”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Klement Zguro (Kaçolli), me moshë 43 vjeç.

Ai ishte i shpallur në kërkim policor.
Gjykata e Apelit Korçë i ka shqiptuar dënim penal me 11 vjet heqje lirie për shkleje penale të parashikuara si:
1- “Vrasja me dashje”.
2- “Armëmbajtja pa leje”.
Atij i kanë mbetur për të shlyer edhe:
1- Tetë (8) vjet + 11 muaj heqje lirie.
Njoftim | Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “END”.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 3, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.
Kapet 43-vjeçari i dënuar me 11 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “END”, si rezultat i të cilit u bë kapja, në rrugën “Mikel Maruli”, e shtetasit në kërkim Klement Zguro (Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim.
43-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments