TIRANË: U EKSTRADUA DREJT ITALISË ALBERT KONI NGA TIRANA ME MOSHË 51 VJEÇ | I DËNUAR NGA GJYKATA E TORINOS ME MBI 4 VJET BURG PËR TREGTI DROGE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 29
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit kryen ekstradimin nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt asaj të Italisë të:
1- Z. Albert Koni, me moshë 51 vjeç.
Gjykata e Torinos (në vitin 2025) i ka shqiptuar dënim penal me rreth 4 vjet e gjysmë heqje lirie për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë vitit 2017 ai ka shitur lëndë narkotike të llojit kokainë në ambiente publike në zonat Aronës (Arona) dhe të Novarës (Novara).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments