top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJILAN | ARBENITA ISMAJLI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR NDËRKOMBËTAR; NJË VEPËR PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 14
  • 1 min read
Znj. Arbenita Ismajli me z. Feronit Shabani.
Znj. Arbenita Ismajli me z. Feronit Shabani.

Gjilan, Republika e Kosovës | Gjykata e Shkallës së Parë në Gjilan (Departamenti i Përgjithshëm) ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj:

1- Znj. Arbenita Ismajli.


Njoftim | Në ditën që është bërë kërkesa nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata ka ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme komfor kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke lëshuar urdhërarrestin dhe letër rreshtimin ndërkombëtar ndaj të pandehurës Arbenita Ismajli, tha z. Sabit Shkodra (Udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e Shkallës së parë në Gjilan).


Në mes të muajit qershor të këtij viti, Prokuroria Themelore në Gjilan ka nxjerrë një aktvendim për fillim të hetimeve penale paraprake ndaj:

1- Znj. Arbenita Ismaili, sepse, ekziston dyshimi i bazuar se ajo nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për ta takuar vajzën me babain e saj biologjik, konkretisht me:

a- Z. Feronit Shabani.


Kësisoj, ajo ka kryer shkelje penale të parashikuar si:

1- Mospërfillje e gjykatës”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page