FSHATI GOTOVUSHË; FERIZAJ | TURISTET E HUAJA KATHARINA MARIA DHE ANNE MARIA HUMBËN NË MALE | POLICIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS U INVESTUA MAKSIMALISHT PËR GJETJEN E TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 days ago
- 1 min read

Fshati Gotovushë, Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se dy turiste të huaja kishin humbur rrugën në bjeshkët e Sharrit.
Bëhej fjalë për:
1- Znj/znjsh. Katharina Maria.
2- Znj/znjsh. Anne Maria.
Ato po qëndronin në hotelin “Luboteni” në Brezovicë, por kishin dalë për ecje malore.
Me të marrë njoftim për statusin e tyre si persona të humbur strukturat vendore të Policisë së Republikës së Kosovës u angazhuan maksimalisht për gjetjen dhe transportimin e tyre në vend të sigurt.
Njoftim | Menjëherë, policia rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke aktivizuar njësitë relevante dhe duke kërkuar ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.
Pas disa orësh kërkimesh intensive dhe përpjekjeve të koordinuara, më 22.05.2025, rreth orës 03:00, dy shtetaset e huaj janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë.
Të dyja janë dërguar menjëherë me autoambulancë në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë, ku mjekët kanë konfirmuar se gjendja e tyre është e qëndrueshme, përveç një lëndimi të lehtë në këmbë tek njëra prej tyre.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments