top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “MUHARREM IBRAHIMI”; PRISHTINË | U PROCEDUA PENALISHT NË GJENDJE TË LIRË SHPEND SMIRQAKU; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR 2 VEPRA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read

Rruga “Muharrem Ibrahimi”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim:

1- Z. Shpend Smirqaku, me moshë 27 vjeç.

 

Nga të dhënat penale të mbledhura në rrugë agjenturore Policia vendore kishte dalë në konkluzionin se ai ishte pajisur me dy leje për armë të shkurtra sportive, por, më pas ato armë i kishte shitur në Shqipëri, në kundërshtim flagrant me parimet juridike të legjislacionit për armëmbajtje.

 

Atij iu kontrollua banesa ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

1- Dokumentet të lidhura me lejet e armëve.

 

Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake në gjendje të lirë për shkelje penale të parashikuara si:

1- Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

2- Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page