“RRUGA KOMBIT”; RRËSHEN | FRANUSH PALAJ DHE NIKOLL PRENGA MBETËN TË VDEKUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

“Rruga Kombit”, Rrëshen, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se në një aksident automobilistik mbetën të vdekur:
1- Z. Franush Palaj.
2- Z. Nikoll Prenga.
Gjithashtu, të plagosur mbetën:
1- Disa subjekte që u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë.
Njoftim | Rrëshen.
Informacion paraprak.
Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.).
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





Comments