top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “IMER NDREGJONI”; LAGJJA “FARMACIA 10”; TIRANË | ASTRIT DAUTAJ U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI E ILIRJAN DOSTIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Rruga “Imer Ndregjoni”, Lagjja “Farmacia 10”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Astrit Dautaj, me moshë 53 vjeç.


Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në plagosjen me armë zjarri të:

1- Z. Ilirjan Dosti, me moshë 56 vjeç.


Njoftim | Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë dje, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit I. D., 56 vjeç, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, si autor të dyshuar të plagosjes.


Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page