top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “IMER NDREGJONI”; LAGJJA “FARMACIA 10”; TIRANË | ILIRJAN DOSTI U KONSTATUA I PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 17
  • 2 min read

Updated: Apr 18

Rruga “Imer Ndregjoni”, Lagjja “Farmacia 10”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Ilirjan Dosti, me moshë 45 vjeç, u konstatua i plagosur.


Njoftim Nr. 1 | Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën ‘Imer Ndregjoni’ është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Si doras u shpall në kërkim policor:

1- Z. Astrit Dautaj, me moshë 53 vjeç.


Njoftim Nr. 2 | Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë dje, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit I. D., 56 vjeç, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, si autor të dyshuar të plagosjes.

 

Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page