RRUGA “FAN NOLI”; MITROVICË | GZIM CAKIQI U ARRESTUA; TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Rruga “Fan Noli”, Mitrovicë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Gzim Cakiqi, me moshë 47 vjeç.
Ai konsiderohet doras për të shtënat me armë zjarri (sipas tij nën ndikimin e pijeve alkolike) në afërsi të subjektit tregtar “Dielli”.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
2- Një karikator.
3- Dy gëzhoja.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments