MITROVICË | MURAT LATIFI (PJESËTAR I NJËSISË SPECIALE TË KOSOVËS) U ARRESTUA; KONSIDEROHET SUBJEKT QË KA FURNIZUAR ME INFORMACION POLICOR FAMILJEN GERBESHI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Mitrovicë, Republika e Kosovës | Strukturtat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Murat Latifi (pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës).
Ai konsiderohet subjekt i lidhur me veprimtaritë kriminale të familjes Gerbeshi, e cila, është nën hetim penal paraprak, të cilën, e ka furnizuar me informacion policor.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments