top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “FAIK KONICA”; TIRANË | KLISMAN RRAPUSHI (LEPURI) DHE VËLLAI I TIJ KLAUDIO GEGA (LEPURI) U KONSTATUAN TË PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read
RRUGA “FAIK KONICA”; TIRANË | KLISMAN RRAPUSHI (LEPURI) DHE VËLLAI I TIJ KLAUDIO GEGA (LEPURI) U KONSTATUAN TË PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI.

Rruga “Faik Konica”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Klisman Rrapushi, (Lepuri), banues në Laç dhe vëllai i tij, z. Klaudio Gega (Lepuri) u konstatuan të plagosur.


Njoftim | Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr. (L.), banues në Laç, i dëmtuar në këmbë dyshohet me armë zjarri, dhe vëllai i tij, shtetasi K. G. (L.), i dëmtuar në këmbë (ndrydhur).


Të dy shtetasit janë jashtë rrezikut për jetën, dhe kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa shtetas të panjohur prej tyre, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”.


Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page