RRUGA “EKREM REXHA”; PRIZREN | SEFER FETAHAJ U ARRESTUA; BËRI SHERR ME PUNONJËSIT E POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 15
- 1 min read

Rruga “Ekrem Rexha”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Sefer Fetahaj, me moshë 33 vjeç.
Ai akzuohet se sulmoi verbalisht dhe fizikisht punonjësit e Policisë në krye të detyrës (rreth orës 21:25, të datës 14 qershor të vitit 2025), për shkak të shqiptimit ndaj tij të një gjobe për çështje parkimi, ndaj të cilit, Policia vendore përdori forcë fizike për ta vendosur nën arrest.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments