top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “NUREDIN SHALA”; PRIZREN | GJATË AKSIONT POLICOR TË KODUAR “SEZONI VEROR 2025” U ARRESTUA BLERON SUSURI; U PROCEDUAN PENALISHT AMIL KALAJDZINI + RINOR BYTYQI (BYTYÇI): HASHASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 11
  • 1 min read
ree

Rruga “Nuredin Shala”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim:

1- Z. Bleron Susuri, me moshë 24 vjeç.

2- Z. Amil Kalajdzini, me moshë 26 vjeç.

3- Z. Rinor Bytyqi (Bytyçi), me moshë 25 vjeç.


Gjatë kontrollit në automjetin e markës “BMW” u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Dyzete e pesë (45) gramë hashash.

2- Dy (2) aparate telefonikë të lëvizshëm.

3- Tre mijë (3000) € të thata (kesh).

4- Nëntë mijë (900) Lekë të rinj.


Pas intervistimit policor u krye arrestimi në flagrancë i:

1- Z. Bleron Susuri.


U proceduan penalisht në gjendje të lirë:

1- Z. Amil Kalajdzini.

2- Z. Rinor Bytyqi (Bytyçi).


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page