FSHATI LANDOVICË; PRIZREN | U PROCEDUA PENALISHT FITIM GASHI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 8
- 1 min read

Fshati Landovicë, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim policor:
1- Z. Fitim Gashi, me moshë 44 vjeç.
Ai akuzohet se shtiu me armë zjarri në ajër në ambient të banuar.
Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një (1) armë zjarri e shkurtër (brezi).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake në gjendje të lirë për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments