RRUGA “DINE HOXHA”; TIRANË | KLEDON HIDA U ARRESTUA.

Rruga “Dine Hoxha”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Befasia” strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Kledon Hida, me moshë 27 vjeç.
Njoftim | Tiranë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”.
Arrestohet në flagrancë në rrugën “Dine Hoxha”, një 27-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në automjet.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, së bashku me municion luftarak.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”.
Si rezultat i operacionit, në rrugën “Dine Hoxha”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Range Rover”, me të cilin qarkullonte 27-vjeçari, në kroskot iu gjet një armë zjarri pistoletë, së bashku me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments