RRUGA “DEMIR PROGNI”; LAGJJA “DON BOSKO”; TIRANË | U ARRESTUA ARMAND DEDA: TREGTI ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 23, 2025
- 1 min read

Rruga “Demir Progni”, Lagjja “Don Bosko”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrsetuan:
1- Z. Armand Deda, banues në Tiranë.
Ai akuzohet si tregtar armësh zjarri.
Njoftim | Tiranë/Operacione policore të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet operacioni “Gracka”. Sekuestrohet 1 pistoletë me municion.
U kap në flagrancë në zonën e Don Boskos, me armën e zjarrit që do ta shiste, vihet në pranga 23-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të befasishme, të kryera në vijim të punës policore për garantimin e rendit dhe për goditjen e paligjshmërive, Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Gracka”.
Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste.
Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


___.png)



















Comments