top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “BARDHYL”; TIRANË | NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK MBETI I VDEKUR LUAN PIRDENI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 16 hours ago
  • 1 min read

Updated: 2 hours ago

Fotomontazh | Z. Luan Pirdeni dhe e bija Adea Pirdeni
Fotomontazh | Z. Luan Pirdeni dhe e bija Adea Pirdeni

Rruga “Bardhyl”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Në një aksident automobilistik mbeti i vdekur:

a- Z. Luan Pirdeni, me moshë 87 vjeç.


Ai është i ati i Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.


Në lidhje me sa më sipër, strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Sejdi Milla, me moshë 31 vjeç.


Njoftim | Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.


Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page