top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | BASHKIM RAJKU DËSHMOI NË GJKKO KUNDËR GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL TË LAERT HAXHIUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 40 minutes ago
  • 1 min read
Z. Bashkim Rajku
Z. Bashkim Rajku

Tiranë, Shqipëri | Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua seancë penale ndaj të pandehurve të akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të lidhur me z. Laert Haxhiu.


Ndër subjektet që dëshmoi ishte edhe:

1- Z. Bashkim Rajku, babai i z. Rigles Rajku (këngëtar, i njohur rëndom si “Noizy”).


Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022. Në ato momente kemi qenë në gjumë.


Banesën e kam në të njëjtin objekt me lokalin dhe kemi dëgjuar zhurmën. Kur zbritëm poshtë, pamë xhamat e thyer dhe gjithçka të shkatërruar.


Lokali në atë moment ishte i mbyllur. Kur zbrita poshtë nuk e di nëse kishte zbritur njeri tjetër para meje.


Nuk e njoh autorin dhe nuk e di kush mund të jetë. Ne nuk kemi pasur probleme me askënd.


Ka pasur disa fërkime, më shumë çështje xhelozie. Më duket se është nga Lushnja”, tha z. Bashkim Rajku, duke iu referuar z. Kleviol Ahmeti, këngëtar, i njohur rëndom si “Kllevio Serbiano”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page