RRUGA “ASLLAN PUSHKA”; PEJË | U PROCEDUAN PENALISHT FITIM LATIFI; BEQIR GACAFERI; FLURIM LATIFAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 24
- 1 min read

Rruga “Asllan Pushka”, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë vendore proceduan penalisht në gjendje të lirë:
1- Z. Fitim Latifi.
2- Z. Beqir Gacaferi.
3- Z. Flurim Latifaj.
Procedimi i tyre penal lidhet me një ngjarje kriminale të ndodhur rreth orës 23:00, të datës 23.07. 2025, e cila, pati si dinamikë të sajën kulmore të shtëna me armë zjarri (në kuadër të një ceremonie festive).
Gjatë kontrollit fizik u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri.
2- Municion luftarak (rreth 22 fishekë).
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
2- “Mbajtje në kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments