FSHATI QYSHK; PEJË | SHPËTIM GASHI U ARRESTUA; SHTIU ME ARMË ZJARRI AUTOMATIKE NDAJ DY VETAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 18
- 1 min read

Fshati Qyshk, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Shpëtim Gashi, me moshë 28 vjeç.
Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri të gjatë (krahu) automatike të ndodhura më 16.07.2025 në fshatin Qyshk duke krijuar mungesë sigurie për jetën e qytetarëve, ndaj dy prej të cilëve, shtiu për shkaqe që janë nën hetim penal paraprak.
Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e gjatë (krahu) automatike.
2- Një karikator.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments