RRUGA “AGIM QELAJ”; PEJË | U ARRESTUAN XHEMË KADRIJAJ; ALBERT KADRIJAJ; DUKAGJIN KADRIJAJ; LUIS SHALA | I ZHVATËN DHJETËRA MIJËRA € DURIM LUCIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 23
- 1 min read

Rruga “Agim Qelaj”, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Xhemë Kadrijaj.
2- Z. Albert Kadrijaj.
3- Z. Dukagjin Kadrijaj.
4- Z. Luis Shala.
Ata konsiderohen të përfshirë në ushtrim presionesh ndaj:
1- Z. Durim Luci, ndaj të cilit, prej vitit 2020 kanë ushtruar presione, të cilit, i kanë zhvatur fillimisht 20 mijë €; me pretendimin se ai u kshte detyrime në lidhje me një pronë të tyre në fshatin Rastaviç (Deçan); më pas i kërkuan edhe 10 mijë € të tjera.
Gjatë kontrolleve në banesën e njërit prej tyre në fshatin Prapaqan, të Deçanit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Municion luftarak (nëntë fishekë luftarakë).
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Detyrim”.
2- “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments