RRUGA “17 SHKURTI”; SKENDERAJ | FIDAN MULAJ NGA FSHATI RUNIKË U GJET I VDEKUR POSHTË NJË OBJEKTI; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 24
- 2 min read

Rruga “17 Shkurti”, Skenderaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Fidan Mulaj, me moshë 27 vjeç, nga fshati Runikë, u gjet i vdekur poshtë një objekt banimi (nga një kat i lartë i të cilit dyshohet se ka rënë - nga kati i tetë).
Në lidhja me rastin filluan hetimet penale paraprake për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
3- Vdekje nga pakujdesia.
4- Vdekje nga shkaqe natyrale.
Kufoma e të ndjerit do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.

Njoftim | Me datë 24.08.2025, rreth orës 21:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte rënë nga kati i tetë i një objekti banesor dhe ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF Skenderaj.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 26-vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën.
Të gjitha njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Republikës së Kosovës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments