RESTORANTI “ELITA 2”; FSHATI POLAC; SKENDERAJ | ISMET LUSHTAKU U ARRESTUA; PËRLESHJE DHE TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 10
- 1 min read

Restoranti “Elita 2”, Fshati Polac, Skenderaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ismet Lushtaku.
Ai konsidrohet i përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur rreth orës 09:00, të datës 10.08.2025, në shesh-pushimin e restorantit “Elita 2”, ku u zhvillua një përleshje fizike mes disa subjekteve (meshkuj) - e shoqëruar me të shtëna me armë zjarri (ku z. Lushtaku, mbeti i lënduar).
Për intervistim policor u shoqëruan disa subjekte.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
2- Një predhë.
3- Dy gëzhoja.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments