top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “XHEMAJLI”; FSHATI QIREZ; SKENDERAJ | U ARRESTUA FATLUM XHEMAJLI; EMRAH KOCA U GODIT ME THIKË DISA HERË PREJ TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 6
  • 1 min read
ree

Lagjja “Xhemajli”, Fshati Qirez, Skenderaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Fatlum Xhemajli, me moshë 19 vjeç.

 

Ai akuzohet se goditi me thikë:

1- Z. Emrah Koca, në një përleshje mes tyre, e cila, ndodhi më 5 qershor 2025, rreth orës 21:20, në lagjen “Xhemajli”.

 

Z. Koca u transportua Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë ku gjendet nën kujdes mjekësor intensiv.


Në vendin e ngjarjes kriminale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një armë e ftohtë (thikë), e dyshuar si mjeti i veprës penale.

2- Një pjesë e një pushke gjuetie.

3- Një shkop druri.

4- Një bisht lopate.


I lënduar mbeti edhe i arrestuari.

 

Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuara si:

1- Vrasje në tentativë”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page