top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ROMA NËN RREBESH DHE STUHI: PËRMBYTJE DHE SHI I DENDUR NË QENDËR | GRILAT E RRËZUARA + TAVOLINA DHE CADRA TË HEDHURA NGA ERA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 3, 2024
  • 1 min read
ree

Romë, Itali | Një stuhi e fortë - me shi dhe erë - po prek Romën në këto minuta.

 

Disa video në rrjetet sociale kanë treguar rrugë dhe nënkalime të përmbytura që nga mëngjesi i sotëm.

 

Në rrugën Otaviano (via Ottaviano) - siç shihet në videot në Instagram - disa grila në kantierin e punimeve jubilare u rrëzuan nga era. Disa tavolina, karrige dhe cadra u hodhën gjithashtu në Piazza Risorgimento.

 

Uji arriti edhe në nënkalimin e këmbësorëve që lidh Shën Pjetrin (San Pietro) me via delr Fornaçi (delle Fornaci).

 

Shqetësime dhe përmbytje edhe në qendrën historike.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page