“ROLLS-ROYCE” PRODHON 4 AUTOMJETE JASHTË SERIE | 32 MILIONË $ PËR PROTOTIP.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 24, 2023
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Marka Rolls-Royce ka zbuluar Droptail, një shprehje unike e stilit të saj.
Vetëm katër nga këto makina do të prodhohen, secila si rezultat i bashkëpunimeve midis Rolls-Royce dhe klientëve.
E para, La Rose Noire Droptail, vlerësohet në 32 milionë dollarë, dhe u deshën pesë vjet për t'a krijuar.
Është me dy vende, me veçori të personalizuara, me logo të ndryshuar, parket të ndërlikuar të brendshëm, dhe me një orë luksoze Audemars Piguet të lëvizshme.
Makina 5.3 metra e gjatë përmban një motor V12, 6.75 litrosh, dy turbo, dhe një bojë unike të jashtme, të zhvilluar përmes 150 përsëritjeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments