REPUBLIKA POPULLORE E KINËS U KËRKOI QYTETARËVE TË SAJ TË MOS UDHËTOJNË NË JAPONI | SI SHKAK KONSIDEROHEN QËNDRIMET E JAPONISË NDAJ REPUBLIKËS SË KINËS (TAJVANIT).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 2 min read

Tokio, Japoni | Qeveria japoneze ka njoftuar se ka paraqitur një protestë zyrtare ndaj Republikës Popullore të Kinës lidhur me deklaratën e Pekinit - mes polemikave të përtërira mbi çështjen e Republikës së Kinës (Tajvanit) - duke i nxitur qytetarët e saj të mos udhëtojnë në vend.
“Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit dhe zëdhënësi i qeverisë japoneze, Minoru Kihara, i bëri thirrje Kinës të miratojë masa të përshtatshme të paspecifikuara dhe e nxiti të rifillojë dialogun dypalësh”, sipas agjencisë japoneze të lajmeve “Kyodo”.
“Pikëpamja e Kinës nuk është në përputhje me atë të Japonisë. Dhe pikërisht për shkak se dallimet mbeten, është thelbësore të vendoset komunikim shumënivelësh midis Japonisë dhe Kinës”, tha z. Kihara për mediat vendore.
Të premten, qeveria kineze i bëri thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë në Japoni, duke denoncuar përkeqësimin e kushteve të sigurisë dhe marrëdhënieve dypalëshe pas deklaratave provokuese të Tokios në lidhje me Republikën e Kinës (Tajvanin).
Ministria e Punëve të Jashtme, sipas një deklarate të lëshuar nga Ambasada Kineze në Tokio, u kujton qytetarëve kinezë të shmangin udhëtimet në Japoni në të ardhmen e afërt.
“Që nga fillimi i vitit - thuhet në deklaratë - sigurimet shoqërore në Japoni kanë qenë të paqëndrueshme dhe ka pasur raste të shumta krimesh kundër qytetarëve kinezë.
Ambasada vëren një situatë përkeqësimi të vazhdueshëm në mjedisin e sigurisë.
Kohët e fundit, vazhdon deklarata, udhëheqësit japonezë kanë bërë deklarata të hapura dhe provokuese në lidhje me Tajvanin, të cilat, kanë përkeqësuar rëndë atmosferën e shkëmbimeve të personelit midis Kinës dhe Japonisë”.
Më parë, Ministria e Jashtme kineze kishte thirrur ambasadorin japonez në Pekin, Kenji Kanasugi, për të kërkuar edhe një herë që Kryeministrja Sanae Takaiçi (Takaichi) të tërheqë komentet e saj të fundit në lidhje me reagimin e mundshëm të Tokios ndaj një emergjence në Ngushticën e Tajvanit.
Kryeministrja Takaiçi (Takaichi) e kishte karakterizuar një sulm të mundshëm ushtarak kinez ndaj Tajvanit si një kërcënim të mundshëm për mbijetesën e Japonisë, gjë që mund të justifikonte përdorimin e mbrojtjes kolektive.
Zv/Ministri i Jashtëm kinez Sun Ueidong (Weidong) u takua dje me ambasadorin Kanasugi, i cili, paraqiti qëndrimin e Japonisë.
Tokio protestoi gjithashtu ndaj komenteve të Konsullit të Përgjithshëm të Kinës në Osaka, Shu (Xue) Jian, i cili, në një mesazh online duke iu referuar Kryeministres Takaiçi (Takaichi), kërkoi t'i priste qafën pa hezitim.
Pekini e konsideron Republikën e Kinës (Tajvanin) një provincë të shkëputur dhe një pjesë integrale të territorit të tij kombëtar, dhe ka përsëritur se çdo çështje që ka të bëjë me ishullin është çështje e brendshme e tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments