top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | 13 TË SHKARKUAR NË KUADËR TË FUSHATËS KUNDËR KORRUPSIONIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 27
  • 1 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | Komiteti i Përhershëm i Kongresit Kombëtar Popullor ka shkarkuar 13 anëtarë të parlamentit, përfshirë gjashtë zyrtarë të lartë nga Ushtria Çlirimtare Popullore, duke sinjalizuar se fushata ushtarake kundër korrupsionit e presidentit Shi Xhinping (Xi Jinping) nuk tregon shenja ngadalësimi”.


Kështu raportoi enti mediatik “South China Morning Post”.


Të shkarkuarit përfshijnë:

1- Gjeneralin Xu Xueqiang, të Departamentit të Zhvillimit të Pajisjeve të Komisionit Qendror Ushtarak.

2- Gjeneralin Li Fengbiao, Komisar Politik i Komandës Perëndimore të Teatrit.

3- Gjeneralin Guo Pushiao (Puxiao), Komisar Politik i Forcave Ajrore.

4- Gjeneralin Lejtnant Uang (Wang) Kangping, i Komandës Lindore të Teatrit.

5- Gjeneralin Lejtnant Jin Hongshing (Yin Hongxing), Komisar Politik i Komandës Ushtarake të Tibetit.

6- Gjeneralin Lejtnant Zhang Minghua, i Forcës së Hapësirës Kibernetike.


Fushata antikorrupsion e ushtrisë ka larguar tashmë dhjetëra komandantë të lartë, përfshirë anëtarë të Byrosë Politike.


Nga shtatë anëtarët e Komisionit Qendror Ushtarak të emëruar në Kongresin e Partisë të vitit 2022, vetëm dy mbeten në detyrë: presidenti Shi (Xi) dhe shefi i ushtrisë kundër korrupsionit, Zhang Shengmin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page