REPUBLIKA POPULLORE E KINËS KUNDËRSHTON ME FORCË MARRËVESHJEN TREGTARE MES SHBA-ës DHE REPUBLIKËS SË KINËS (TAJVANIT) E CILA PARASHIKON RRETH 500 MILIARDË $ INVESTIME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 16
- 2 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | Republika Popullore e Kinës shprehu kundërshtimin e saj të vendosur ndaj marrëveshjes tregtare të njoftuar të enjten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Kinës (Tajvani), e cila, përfshin gjithashtu investime masive nga ishulli në Shtetet e Bashkuara.
Kundërshtimi u shpreh botërisht nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun, gjatë një konference të përditshme informative.
“Pekini e konsideron Taipein një pjesë të shenjtë dhe të patjetërsueshme të territorit të tij, të destinuar për ribashkim me forcë nëse është e nevojshme, duke kundërshtuar çdo marrëdhënie formale të jashtme midis Tajvanit dhe Kinës.
Pekini kundërshton fuqimisht negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve me rajonin e Tajvanit të Kinës nga vendet që mbajnë marrëdhënie diplomatike me Kinën, të cilat, kanë implikime sovrane dhe janë të natyrës zyrtare”, tha zëdhënësi Guo.
Zëdhënësi Guo u kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës të respektojnë në mënyrë strikte tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane dhe parimin “Një Kinë”, sipas të cilit - në gjuhën mandarine - Republika Popullore është e vetmja përfaqësuese zyrtare e Kinës dhe Tajvani është një pjesë integrale e saj.
Si pjesë e marrëveshjes Uashington-Taipei, kompanitë tajvaneze të mikroçipave dhe teknologjisë do të investojnë të paktën 250 miliardë dollarë ($) në kapacitet prodhues në Shtetet e Bashkuara; ndërsa Republika e Kinës (Tajvani) do të ofrojë 250 miliardë dollarë ($) të tjerë në kredi për kompanitë e përfshira.
Në këmbim, Shtetet e Bashkuara do të kufizojnë tarifat reciproke ndaj Tajvanit në 15%; nga 20% që ishin më parë, dhe do të angazhohen për të miratuar një kuadër tarife zero reciproke në sektorë të caktuar, siç janë ilaçet gjenerike, pjesët e avionëve dhe burime të caktuara natyrore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments