REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | KANCELARI FEDERAL FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): EKZISTON POTENCIAL I MADH RRITJEJE NË EKONOMITË KINEZE DHE GJERMANE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Gjermania synon të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike me Kinën, ekziston një potencial i madh rritjeje për të dy vendet”.
Kështu tha Kancelari Federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) gjatë takimit të tij me Kryeministrin e RPK-së Li Çiang në Pekin.
Kështu raportoi agjencia gjermane e lajmeve “Dpa”.
“Unë i kushtoj shumë rëndësi ruajtjes dhe thellimit të këtyre marrëdhënieve sa herë që është e mundur”, deklaroi ai - në fillim të vizitës së tij, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë me Pekinin në nivel evropian.
“Ne ndajmë përgjegjësinë në botë dhe duhet ta përmbushim këtë përgjegjësi së bashku. Ekziston potencial i madh për rritje të mëtejshme në të dy ekonomitë. Për ta arritur këtë, janë të nevojshme kanale të hapura komunikimi”, tha Kancelari Merc (Merz).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments