KANCELARI FEDERAL FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): FRANCA KA INTERES PËR NJË SUPER AVION LUFTARAK QË TË MUND TË NGRIHET NGA NJË AEROPLANMBAJTËSE ME ARMË BËRTHAMORE; GJERMANIA NUK KA INTERES PËR TË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Kancelari Federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) e ka vënë hapur në pikëpyetje projektin franko-gjerman të superavionëve luftarakë, duke sqaruar se vështirësia qëndron te kërkesat, pasi Gjermania dhe Franca kanë nevojë për avionë të ndryshëm.
“Kemi një problem të vërtetë me profilin e kërkesave. Dhe nëse nuk mund ta zgjidhim, nuk mund të ecim përpara me projektin”.
Kështu tha Kancelari Federal Merc (Merz) në podkastin “Machtwechsel”.
“Konkretisht, në gjeneratën e ardhshme të avionëve luftarakë, francezët kanë nevojë për një avion të aftë të mbajë armë bërthamore dhe të operojë nga një aeroplanmbajtëse. Aktualisht, ushtria gjermane nuk ka nevojë për këtë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments