REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | SPIUNAZHI RUS ËSHTË PËRGJEGJËS PËR DRONIN NË LEIPZIG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Rrëzimi i dronit në aeroportin Leipzig/Halle ishte një tentativë sulmi me urdhër të Moskës”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Bild”, duke cituar qarqe të sigurisë dhe duke shtuar se gjurmët e dronit që mbante eksplozivët me sa duket çuan në një agjenci inteligjence ruse.
Deri më tani, qeveria federale gjermane ishte përmbajtur nga atribuimi i drejtpërdrejtë i përgjegjësisë për ngjarjet e Leipzigut.
Megjithatë, kancelari federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) kishte njoftuar tashmë se hetimi ishte drejt përfundimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments