top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | MBI 1000 RASTE TË FLUTURIMEVE TË DYSHIMTA ME DRONË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
ree

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Këtë vit kemi marrë raportime për mbi një mijë fluturime të dyshimta me dronë.


Problemi është se këto janë shpesh pamje vizuale, dhe për këtë arsye mund të ndodhin gabime; për shembull, në mot të keq, dritat që shihni mund të ngatërrohen me ato të një aeroplani.


Kjo do të thotë se ato nuk janë gjithmonë dronë, dhe jo të gjithë dronët përbëjnë kërcënim”.


Kështu tha Presidenti i Zyrës Federale të Policisë Kriminale, Holger Munsh (Muench), në një intervistë me entin mediatik “Bild”.


Megjithatë, ai theksoi se nuk ishte gjithmonë e mundur të identifikoheshin pilotët e dronëve dhe se instalimet ushtarake, aeroportet, por edhe infrastruktura të tjera kritike, siç janë prodhuesit e armëve ose objektet portuale, janë më të prekurat, prandaj ne e marrim shumë seriozisht këtë çështje.


Në intervistë, Presidenti Munsh (Muench) theksoi gjithashtu rritjen e aktiviteteve të spiunazhit, sabotimit dhe dezinformimit që i atribuohen Rusisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page