top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | I DËRGUARI AMERIKAN XHERËD KASHNËR (JARED KUSHNER): RUSIA KA RËNË DAKORD TË MARRË PJESË NË NJË FORMAT SHUMËPALËSH ME EVROPIANËT.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
2 hours ago
1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Rusia ka rënë dakord të marrë pjesë në një format shumëpalësh me evropianët”.


Kështu tha i dërguari amerikan Xherëd Kashnër (Jared Kushner) në Berlin.


“Rusia dhe Evropa duhet të flasin përsëri; nuk e kanë bërë këtë për katër vjet.


Çdo garanci sigurie për Ukrainën do të bazohet në Nenin Pesë të traktatit të NATO-s.


Mendoj se i kemi bërë rusët të ndihen rehat me këtë koncept.


Mendoj se presidenti është i hapur për këtë perspektivë, por duhet të jetë në interesin e Amerikës ta bëjë këtë sepse ofrimi i një garancie sigurie bazuar në Nenin Pesë është një çështje shumë e rëndësishme për ne”, - tha i dërguari amerikan Kashnër (Kushner).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page