REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | AFD-ja E EKSTREMIT TË DJATHTË PO MERR KRYESIMIN E SONDAZHEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 20
- 1 min read

Berlin, Gjermani Republika Federale | “Sipas sondazheve, partia Alternativa për Gjermaninë ka arritur një rekord prej 26% dhe, për herë të parë në histori, ka zënë vendin e parë”, raporton enti mediatik “Bild”.
Koalicioni qeverisës i Kancelarit Merc (Merz) dhe Klingbeil po humbet terren - së bashku ata marrin rreth 40% në sondazhe dhe nuk mund të ruajnë shumicën.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, blloku CDU/CSU së bashku me AfD-në do të kishin avantazhin, me AfD-në që del si partneri kryesor.
Kancelari Fridrish Merc (Friedrich Merz) po humbet gjithashtu besimin e publikut.
Vetëm një e katërta e gjermanëve janë të kënaqur me performancën e tij, ndërsa dy të tretat shprehin pakënaqësi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments