REPUBLIKA E IRLANDËS | PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): ZGJERIMI I VAZHDUESHËM I IZRAELIT ËSHTË I PAPRANUESHËM; DHUNA E PËRDORUR PËR KËTË ZGJERIM ËSHTË E NEVERITSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 3
- 1 min read
Dublin, Republika e Irlandës | “Në Bregun Perëndimor, ne pajtohemi që zgjerimi i vazhdueshëm i Izraelit është i papranueshëm dhe dhuna e përdorur për këtë zgjerim është e neveritshme.
Komisioni së shpejti do të paraqesë opsionet e tij mbi kufizimet mbi produktet e vendbanimeve.
Dhjetë muaj më parë, ne propozuam bazën për pezullimin e marrëveshjes së partneritetit me Izraelin, por propozimi mbeti në tryezë.
Shumë vende kanë propozuar sanksionimin e ministrit Ben Gvir, por nuk është arritur asnjë consensus”.
Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në një konferencë për shtyp me kryeministrin irlandez Majkll (Michael) Martin.
“Nga ana e BE-së, ka pasur shumë aktivitet se si të veprohet me Izraelin, por në Këshill, aktualisht nuk është bërë asnjë përparim drejt një zgjidhjeje, as nuk është arritur një marrëveshje se si të veprohet. Situata po përkeqësohet”, shtoi ajo, duke përsëritur se zgjidhja me dy shtete është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments