REPORTERËT PA KUFIJ I KËRKON ITALISË TË NDRYSHOJË TERMAT JURIDIKË TË SHPIFJES DHE TË HEQË DORË NGA NDALIMI I MUNDSHËM PËR TË PUNUAR SI GAZETAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 14, 2024
- 2 min read
Romë, Itali | Reporterët pa Kufij (RSF) i kërkuan qeverisë italiane të premten të ndryshojë reformat e planifikuara në legjislacionin e shpifjes në përputhje me ligjin evropian dhe ndërkombëtar.
Kjo vjen disa ditë pasi u zbuluan ndryshimet në këtë legjislacion të propozuara për të përfshirë një ndalim të mundshëm për të punuar si gazetar, si dhe rritje të gjobave.
RSF kritikoi ashpër projektligjin italian për të reformuar legjislacionin për shpifjen, duke theksuar se sanksionet e tij fort joproporcionale duhet të sillen në përputhje me kërkesat e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Më 5 prill 2024, Komiteti miratoi një rekomandim që kërkon nga shtetet anëtare të krijojnë metoda gjithëpërfshirëse dhe efektive për të kundërshtuar paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAAPs).
RSF theksoi detyrimin e Italisë për të siguruar që ligji i saj për shpifjen të përputhet me këtë kërkesë dhe të mos jetë joproporcional, i tepruar ose i paarsyeshme.
Reforma legjislative italiane u prezantua fillimisht në vitin 2023 për të lejuar Italinë të respektonte një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili, e konsideronte dënimin me gjashtë vjet burg për shpifje si jokushtetues.
Reforma fillestare, e propozuar nga senatori Alberto Balboni, anëtar i partisë Vëllezërit e Italisë (Fratelli d'Italia), partia më e madhe në koalicionin qeverisës, uli dënimin në 4 vjet.
Ndryshimet e mëtejshme përfshinin një ndalim të mundshëm të punës së gazetarëve, i cili, mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.
RSF e dënoi ashpër këtë dispozitë për potencialin e saj për të kundërshtuar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Aty thuhej se: “gazetaria është vetëm ushtrim profesional i një lirie themelore, lirisë së shprehjes, ajo nuk mund të jetë objekt i ndalimeve apriori.”
Z. Pavol Szalai, Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Ballkanit të RSF-së, i kërkoi qeverisë italiane të respektojë standardet evropiane: “E drejta për t'u mbrojtur nga shpifja është legjitime, por ajo nuk duhet të pengojë lirinë e shtypit. Ruajtja e dënimeve me burg antikushtetues për këtë vepër është absolutisht e papranueshme. Sa i përket ndalimit të punës si gazetar i përfshirë në reformën e ligjit për shpifjen, ai është jo vetëm disproporcional, por edhe në kundërshtim me rekomandimet për luftimin e SLAPP-ve të bëra nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































