At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
REDAKSIONALE - AI QË TË DO, GAMOR TË UL, GAMOR TË NGRE, DHE NË FUND FARE, TË BËN TË DUARTROKASËSH.
Erton Duka
Apr 22, 2023
2 min read
Gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Kamëz, kreu i qeverisë z. Edi Rama, e krahasoi kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj me një gomar, term të cilin e shprehu në një dialekt të gjuhës shqipe, duke e shqiptuar gamor. Si e doni gamorin, i pyeti kreu i qeverisë qyetetarët që ishin mbledhur në miting? E doni gamor me kurriz të fortë? Ja ku e keni, tha ai, duke iu referuar z. Erion Veliaj. “Këtu është puna për gamorrin që do t’ju shërbejë. E doni gamorrin me kurriz të fortë siç është ky gamorri këtu (i’u referua z. Erion Veliaj), apo e doni gamorrin me veshë të gjata, si e doni”, i pyeti mitingashët kreu i qeverisë. Këto ironira dhe poshtërime publike që kreu i qeverisë lëshon dhe kryen në adresë të kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj, nuk janë të rastësishme, por janë shpërthime emocionale të shoqëruara me mëllefin që ai ka ndaj tij, për shkak se z. Veliaj prej atyre që drejtojnë sot të majtën ndërkomëtare, dhe kryesisht prej njeriut fasadë të saj, z. Soros, konsiderohet si pasardhësi i vetëm politik i tij, që do të thotë, se, z. Rama e di fort mirë që z. Veliaj do t’i bëjë gropën në kuptimin politik të fjalës, duke i marrë drejtimin e Partisë Socialiste, ashtu siç ai ia mori dikur z. Nano.Pikërisht, statusi prej atëvrasësi të ardhshëm i z. Veliaj, bën z. Rama ta ekiketojë si gamor (gjoja si nëpunës punëtor dhe të zellshëm në radhët e administratës publike).Tashmë, nga të tëra studimet socio-politike është fakt i vërtetuar katërcipërisht, se, diktatorët më të mëdhenj dhe njëkohësisht hajdutët më të mëdhenj të parave të popullit, janë pikërisht ata politikanë që gjatë udhëtimit të tyre politik, janë dhunuar e poshtëruar publikisht nga eprorët e tyre brenda partisë ku militojnë.Nga minuta e 27- të e videos e në vijim, gjendet fjala e z. Rama, e cila frymëzoi shkrimin e kësaj redaksionaleje.
Comments