top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RAPORT NGA AGJENCIA E INTELIGJENCËS BFV DHE FEDERATA E BIZNESEVE DIXHITALE BITKOM: KOSTOT E SULMEVE KIBERNETIKE RUSE DHE KINEZE NDAJ FIRMAVE GJERMANE SHKUAN NË 289 MILIARDË €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 19
  • 2 min read
ree

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Sulmet kibernetike dhe sabotimet, kryesisht nga Rusia dhe Kina, kanë shkaktuar dëme rekord për firmat gjermane këtë vit, paralajmëruan të enjten shërbimi i spiunazhit vendas dhe një grup biznesi.


Kostot e sulmeve të tilla arritën në 289 miliardë euro (342 miliardë dollarë) në vitin 2025, tetë për qind më shumë se vitin e kaluar”, tha anketa e korporatave mbi sulme të tilla si vjedhja e të dhënave, spiunazhi industrial dhe sabotimi.


Gjithnjë e më shumë, gjurmët të çojnë në Rusi dhe Kinë”, thuhet në raportin e paraqitur nga agjencia e inteligjencës vendase BfV dhe federata e bizneseve dixhitale Bitkom.


Agjencitë e huaja të inteligjencës po e synojnë gjithnjë e më shumë ekonominë gjermane”, tha nënkryetari i BfV-së, Sinan Selen, në një konferencë për shtyp.

 

Z. Selen - i cili së shpejti do të marrë drejtimin e BfV-së tha se agjencitë e inteligjencës së huaj armiqësore po bëheshin më profesionale, agresive dhe të shkathëta.


Ai tha se sulmet kineze janë kryesisht spiunazh ekonomik për të fituar avantazhe teknologjike, ndërsa sulmet ruse përbëhen kryesisht nga sabotime dhe përhapje dezinformimi.


Z. Selen tha se aktorët shtetërorë ishin identifikuar si fshirës të sulmeve nga 28 përqind e bizneseve të përfshira, krahasuar me 20 përqind vitin e kaluar.


Duke folur përkrah z. Selen, presidenti i Bitkom, Ralf Wintergerst, tha se sulmet panë një rritje joproporcionale në krahasim me rritjen ekonomike gjermane, e cila, ka qenë në rënie që nga viti 2023.


Nga 1002 bizneset e anketuara për raportin, 87 përqind thanë se ishin shënjestruar nga një sulm i tillë, krahasuar me 81 përqind një vit më parë.


Ndërsa vitin e kaluar 39 përqind e firmave thanë se ishin shënjestruar nga Rusia, këtë vit ky numër u rrit në 46 përqind, me të njëjtin numër që raportuan një sulm nga Kina.


Metoda më efektive mbetën sulmet kibernetike, shpesh të kryera me ransomware, kostoja e përgjithshme e të cilave ka arritur një rekord të ri prej 202 miliardë eurosh.


Z. Selen dha shembullin e hakerëve të lidhur me Kremlinin, të njohur si “Laundry Bear” ose “Void Blizzard”, të cilët, veprojnë kundër objektivave politikë dhe ekonomikë gjermanë.


Bitkom i këshilloi kompanitë që të kushtonin 20 përqind të buxheteve të tyre të IT-së për mbrojtje kundër këtyre sulmeve.


Z. Selen tha se ishte shumë i lumtur që qeveria e Kancelarit Fridrish Merc (Friedrich Merz) po theksonte dhe forconte rolin e komunitetit të inteligjencës në këtë fushë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page