QEVERIA MILEI ZHVLERËSON PESON | NDËRMERR REFORMA RADIKALE KUNDËR ABUZIMEVE ME PARATË PUBLIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 13, 2023
- 2 min read
Buenos Aries, Argjentinë | Qeveria e re Milei ka marrë detyrën në Argjentinë, dhe lëvizjet e saj të para kanë të bëjnë, siç u premtua në fushatën zgjedhore, me ekonominë. Vendimi i parë i qeverisë së re është zhvlerësimi marramendës i monedhës kombëtare, Pesos, me rreth 50%: më parë, për të bërë një dollar amerikan ($) duheshin 400 pesos, tani do të duhen 800 të tillë. Rritet gjithashtu taksa kombëtare për importet dhe tatimet e mbajtura në burim për eksportet jobujqësore. Ministri i Ekonomisë Luiz Kaputo (Luis Caputo) shpalli vendimin, duke pranuar se për disa muaj, gjërat do të jenë më keq se më parë, veçanërisht për sa i përket inflacionit. E them këtë sepse, siç thotë presidenti, preferohet të thuash një të vërtetë të pavolitshme, sesa një gënjeshtër të përshtatshme. U njoftuan gjithashtu masa të tjera: liberalizimi i importeve, pezullimi i shpenzimeve për reklamat e administratës publike, shkurtimi i ministrive nga 18 në 9, dhe i sekretarëve të shtetit nga 106 në 54, reduktimi në minimum i transfertave diskrecionale nga Shteti Kombëtar në Krahina, ndalimi i punëve të reja publike, dhe anulimi i kontratave të miratuara, zhvillimi i të cilave nuk ka filluar ende, reduktimi i subvencioneve për energjinë dhe transportin. Reagim pozitiv nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për vendimin e qeverisë argjentinase. FMN tha se mirëpret masat e shpallura, veprime të guximshme që synojnë përmirësimin e ndjeshëm të financave publike, për të mbrojtur më të cenuarit, dhe për të forcuar regjimin e kursit të këmbimit. Zbatimi i tyre vendimtar do të ndihmojë në stabilizimin e ekonomisë, dhe do të vendosë bazat, për një rritje më të qëndrueshme, të udhëhequr nga sektori privat. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)























Comments