top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QEROS, HUNDËDERR, VESHDERR, MEMEC, GAGAÇ, JARGAMAN, QEN | ÇMENDET PARIA E PD-së.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 9, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ka degjeneruar në fyerje me konotacione fizike, një debat virtual midis dy subjekteve politike që kanë përfaqësuar Partinë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, konkretisht, midis z. Tritan Shehu dhe z. Roland Bejko, të cilët, nuk kanë arritur ta mbajnë ligjërimin e tyre jo vetëm brenda kufijve të mirësjelljes dhe të qytetarisë, apo brenda atyre kufijve që lidhen me fushën e interesit publik (konkretisht, me super aferën e Kullës që do të ndërtohet në një nga lulishtet më të frekuentuara nga populli i Tiranës, asaj që ndodhet mbrapa Teatrit të Operas dhe Baletit), por kanë kanë kaluar në epitetete fyese ndaj njëri-tjetrit.


Referuar parimeve të psikologjisë, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër veçse ndrydhje të brendshme, të cilat, janë mbajtur të shtypura për dhjetëra vite në nënndërgjegjen dhe ndërgjegjen e tyre, dhe tash, shpërthejnë ashtu si ujërat e zeza dalin mbi rrugë kur ka bllokime kanalizimesh, për një shkak të vetëm, që lidhet me mos kryerjen e vetting-ut politik brenda radhëve të Partisë Demokratike, me mos ndarjen e shapit nga sheqeri, në raportet me ata që milituan në radhët e ish-Partisë së Punës, dhe befas u shëndrruan në anti-ppsh-istë të tërbuar, sa për sy e faqe.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page