top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRSE QEVERIA SHQIPTARE E VITIT 2023 NUK DO TË MËSOJË NGA QEVERIA AUSTRIAKE E VITIT 1916?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 20, 2023
  • 5 min read

REDAKSIONALE | Tiranë, Shqipëri | Qeveria austriake që qeverisi mirë e bukur Shqipërinë për 3 vjet, nga viti 1916-1918, e cila, njihet botërisht si një ndër qeveritë më pro-popullit shqiptar që ka ekzistuar ndonjëherë, ndjenjë të cilën e manifestoi së pari duke mos u vjedhur shqiptarëve asnjë kacidhe nga buxheti i shtetit, por jo vetëm, në historinë e shtetit shqiptar, është e para dhe e vetmja qeveri që e la buxhetin e shtetit në gjendje sufiçiti, në vlerën e 26 milionë koronave, ndryshe nga qeveria aktuale, e cila akuzohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit se entet përbërse të saj gjatë këtyre 10 viteve të fundit, i kanë shkaktuar Buxhetit të Shtetit miliarda euro dëme, pare që janë vjedhur dhe fshehur në parajsat fiskale, ose që janë ricikluar në ekonomi, duke ngritur biznese të rreme, që kanë qëllim larjen e tyre, biznese të cilat shkatërrojnë gjer në themel bizneset e ndershme, që përpiqen të fuqizohen financiarisht duke punuar në përputhje me legjislacionin në fuqi.


Ajo qeveri e bekuar për shqiptarët bëri një sërë reformash shoqërore të paimagjinueshme për kohën, ndër to, ajo ideoi dhe vuri në zbatim një paketë ligjore me qëllim ndalimin me dorë të hekurt të gjakmarrjes, konkretisht, vuri në zbatim Pagesën e Gjakut, që do të thotë se cilitdo që kryente vrasje për gjakmarrje, së pari, ajo i sekuestronte pronat e tundshme dhe të patundshme, dhe më pas, e varte në litar.


Natyrisht që Republika e Shqipërisë nuk mund ta ushtrojë varjen në litar ndaj gjakmarrësve, nisur nga fakti se është anëtare e Këshillit të Europës, por, qeveria aktuale mund të krijojë terrenin ligjor për sekuestrimin e pronave me cilësitë e lartparashtruara të cilitdo që vret për gjakmarrje, pa harruar pronat e atyre që nxisin për gjakmarrje, dhe pronat e atyre që fshehin ose mbajnë tituj pronësise sa për sy e faqe të atyre që kryejnë gjakmarrje, e që nxisin gjakmarrje, ashtu sikundër vendosi të sekuestrojë ndërtimet pa leje, ose ato të zhvilluara në kundërshtim me përcaktimet e lejeve të ndërtimit.


Detyra e dytë, që qeveria shqiptare duhet të bëjë për t'i dhënë fund gjakmarrjes në Shqipëri, lidhet me deklasifikimin urgjent të dosjeve të ish-bandës kriminale të njohur si ish-Sigurimi i Shtetit, hapjen dhe bërjen e tyre publike, dhe kufizimin e një sërë të drejtave politike, të të gjithë atyre që me hir a me pahir, u bënë palë me ato dosje, sepse, pikërisht në ato dosje ka buruar dhe buron konflikti i brendshëm në shoqërinë shqiptare, konflikt që e ka zanafillën tek dhuna, dhe tek terrorri shtetëror që u ushtrua në popull, nga një bandë kriminale që vepronte pa ligj organik, por me një platformë politike të ish-Byrosë Politike, në kundërshtim me të tëra ligjet e ish-Republikës Socialiste, dhunë dhe terrorr që u shpagua me gjakmarrje, nga ata që ranë viktima, që u përndoqën dhe që vranë e u lanë pa varre.


Detyra e tretë, që qeveria shqiptare duhet të bëjë për t'i dhënë fund gjakmarrjes në Shqipëri, lidhet me zgjidhjen përfundimtare të problemeve të pronësisë mbi tokën, probleme të cilat nisën në vitin 1991, kur komunistët e vetëshpallur si demokratë, të gjithë të indokrinuar në fëmijërinë, rininë dhe më vonë në stadet e tjera të jetës me parime thellësisht marksiste-leniniste, votuan ligjin kriminal dhe antishqiptar 7051, i cili, gjer më tash ka prodhur mbi dhjetë mijë të vdekur, dhe mijëra hasmëri në familjet shqiptare, të gjitha këto, sepse, ish-aparatçikët e regjimit titisto-stalinisto-mao ce dunist, nuk deshën të këthenin tokën tek pronarët e para vitit 1945, sepse, kishin frikë se ata do të krijonin një segment politik të djathtë, vërtetësisht të djathtë, që do të nxirrjte jashtë loje pseudo të djathtën e tyre kriminale që rezultoi katastrofë për shoqërinë shqiptare, me rrënjë dhe lidhje ideollogjike në ish-Partinë e Punës, një pseudo e djathtë që sot është dënuar të rrijë në opozitë tash e dhjetë (10) vjet, dhe të sanksionohet nga Amerika e Britania e Madhe në mënyra të pashembullta, duke u konsideruar minuese e demokracisë, dhe e lidhur kokë e këmbë me agjenturën vendore dhe të huaj të krimit ordiner.


Gjakmarrja dhe vëlla- vrasja ndër shqiptarë tash e tridhjetë vjet është një fenomen që është ulur këmbëkryq në shoqërinë shqiptare, si pasojë e së cilës, me mijëra familje janë në konflikt për jetë a vdekje të përhershëm, permanent, midis tyre.


Policia e Shtetit e ka të pamundur t’i bëjë ballë kësaj vale kaq masive të gjakmarrjes.


Së pari, ajo nuk i ka kapacitetet e duhura materiale, për të ndjekur konfliktet që në embrion. E thënë me fjalë të tjera, ajo është polici e varfër, edhe pse rrethohet anë e kënd me pasuri materiale përrallore, që aktualisht është në zotërimin e agjenturës së krimit ordiner, pasuri materiale e cila për shkak të një sistemi gjyqësor thellësisht të korruptuar dhe të degjeneruar profesonalisht, nuk hetohet, nuk sekuestrohet, nuk konfiskohet dhe nuk vihet në shërbim të Policisë së Shtetit, për shkaqe thellësisht antishqiptare.


Së dyti, ajo është e pavetinguar, që do të thotë se mbështetur mbi raportet që tashmë janë bërë publike pa do vitesh, mbi njëqind e njëzet e tetë (128) oficerë të saj të lartë, janë damkosur si spiunë dhe bashkëpunëtorë të agjenturës shqiptare të krimit ordiner, që vepron brenda dhe jashtë territorit administrativ të Republikës së Shqipërisë.


Të gjithë ata, të lartprmendurit, dhe soji i tyre, të cilët janë me shumicë në radhët e Policisë së Shtetit, janë pengesë tejet serioze që Policia e Shtetit (përpara se të jetë e shtetit, e një shteti që tashmë është i kapur nga oligarkia, nga krimi i organizuar dhe nga lloj-lloj entitetesh antishqiptare), fillimisht duhet të jetë Polici e Popullit, dhe t’i shërbejë Popullit pa dallime klasore ose statusesh shoqërore, sepse, shkëputja e lidhjes shpirtërore me Popullin, e bën policinë të urryer, dështake, dhe të paaftë për të përmbushur detyrimet e saj funksionale.


Së treti, ajo është e pa destalinizuar, është një entitet në radhët e së cilës ushtrojnë funksione të larta individë që kanë qenë të lidhur ngushtësisht me segmentet e errëta të ish-sistemit stalinist, individë që kanë qenë të përfshirë në tortura dhe në krime tejet të dënueshme, moralisht dhe penalisht, dhe si të tillë, ata konsiderohen shkaktarët kryesorë që Policia e Shetit ende sot e kësaj dite e ka tejet të vështirë, për të mos thënë të pamundur, të ngrejë një rrjet kombëtar bashkëpunëtorësh vullnetarë, me të paktën njëqind mijë (100000) të tillë, individë që të punojnë në komunitetet e tyre papagesë, thjesht për qëllime dhe ideale të larta, me anë të të cilëve, të marri informacion në kohë të atypëratyshme rreth konflikteve dhe shkaqeve që shërbejnë si fitil për lindjen e tyre.


Natyrisht, që qeveria aktuale i di këto gjëra, por nuk do t’i bëjë punët ashtu siç duhen bërë, sepse, agjentura e krimit ordiner, e cila, sot për sot është zoti mbi tokë në Shqipëri, e hedh në Lumin e Lanës, në lumin më të ndyrë e më të qelbur, që ka sot për sot Shqipëria.


© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page