top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRMET: SHFAQET FLAMURI KOMBËTAR I PËRÇUDNUAR ME YLLIN E KUQ TË MOSKËS DHE TË BEOGRADIT.

Writer: Erton Duka
Erton Duka
Aug 12, 2023
1 min read

Përmet, Shqipëri | E ashtuquajtura “Festa e Nonës”, e cila mbahet në Përmet, (një term që nuk aspak lidhje me ligjërmin dialektor të përmetarëve, pasi fjala “nona” nuk haset kurrkund në ligjerimin e lartpërmendur), ka nisur dje më datë 11 gusht, për të vijuar deri në 13 gusht. Në monitorin e një skene të vendosur në vendin ku po mbahet festa e “Nonave”, një qytetar ka filmuar një detaj, dhe më pas videon e ka dërguar në një ent mediatik. Në ekranin para të cilit performuan artistët e ftuar, është shfaqur flamuri shqiptar me yllin komunist mbi të, një simbol tipik i sundmit sllav në trojet shqiptare, simbol i imponuar nga Beogradi dhe nga Moska në flamurin kombëtar shqiptar, në periudhën kohore që korrespondon me vitet 1945-1992. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page