top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRLESHJE ME ARMË NË TRIPOLI | 55 TË VDEKUR + 146 TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 17, 2023
  • 1 min read

Tripoli, Libi | Komandanti i Brigadës 444, Mahmud Hamza, u arrestua në aeroportin e Mitigës. Pas arrestimit të tij, në Tripoli u zhvilluan përleshje, të cilat, përfunduan me gjakderdhje. Bilanci i parë është 55 të vdekur dhe 146 të plagosur. Sipas mediave të ndryshme, mobilizimi i burrave të Brigadës 444 (dhe i grupeve të armatosura të lidhura me Kryeministrin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar, Abdul Hamid Dbeibah) për të liruar komandantin, shkaktoi përleshje të armatosura në zonën e rrugës Al Shawk pranë Qendra Mjekësore të Tripolit, përleshje të cilat vazhduan deri në rrugën Al Abyar. Forcat e “Radës” arritën ta lironin komandantin Hamza. AddressLibya raporton se për shkak të situatës kritike të sigurisë, linjat ajrore kanë transferuar avionët e tyre nga aeroporti Mitiga-s i Tripolit, në Misrata. Ramadan Abu Janah, zëvendëskryeministri, bëri thirrje për qetësi, duke bërë një apel, për të gjitha palët në Tripoli që t'i japin përparësi gjuhës së arsyes, dhe të mos dëgjojnë ata që duan të tronditin stabilitetin dhe sigurinë e kryeqytetit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, “banorët janë të bllokuar në shtëpitë e tyre dhe është e pamundur që ata t'i shpëtojnë dhunës”, ndërsa fluturimet janë devijuar në Misrata. Shqetësim edhe nga misioni mbështetës i OKB-së, i cili u kujton palëve të përfshira përgjegjësinë e tyre përpara ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur civilët. Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani në një postim në Twitter shkroi: “Qeveria po ndjek nga afër situatën në Tripoli. Kam folur me ministren e Jashtme Najla Elmangoush. Prioriteti italian mbetet stabilizimi i Libisë, pa dhunë dhe ndërhyrje, dhe nisja e rrugës drejt zgjedhjeve demokratike”. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page