PËRKUJTOHET 11 VJETORI I NDARJES NGA JETA I ALI PODRIMJAS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 18, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | 11 vjet më parë, më 18 korrik 2012, pas një festivali poezie të mbajtur në Francë, u zhduk poeti nga Kosova, Ali Podrimja. 3 ditë më vonë, më 21 korrik 2012, policia franceze njoftoi se kishte gjetur trupin e pajetë të tij. Tragjedia nuk ishte e panjohur për familjen Podrimja. Vdekja më herët e djalit të tij, të quajtur Lumi, kishte lënë plagë të thella në shpirtin e poetit Ali Podrimja, i cili, e artikuloi mjeshtërisht ndjenjën prindërore në veprën “Lum Lumi”, e cila mbetet ndër krijimet më të mira të poetit. “A thua na u sosën fjalët, këngët,
na mundi ëndrra, udha,
a thua edhe kjo ditë po na lë me shpirt ndër dhëmbë.
Ti je më i madh, vogëlush, më i fortë se ky spital
për inat këtë ditë ta sosim deri në fund.
Lum Lumi.” Ali Podrimja do të mbahet mend si poeti që i thuri vargje lumturisë e dhimbjes, jetës e vdekjes, ndjenjës së bukur e asaj të shëmtuar, binjakëve paradoksalë nga të cilët njëri “pin tamël”, dhe tjetri “pin gjak”, në Gjakovën e tij të dashur, në Kosovën e tij të dashur. Kosovë!
“Ne themi, se ti je djep i Shqiptarisë.
Ata thonë, se ti je djepi i Serbisë(!)
Si ka mundësi të jetë një djep, që lind dy binjakë;
Njëri që pin tamël e tjetri, që pin gjak!?”
Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)


















Comments