top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN PËR PUNËT E JASHTME DHE POLITIKËN E SIGURISË KAJA KALLAS: TË LEJOSH RUSINË TË MBAJË TERRITORET E PUSHTUARA ËSHTË KURTHI I PUTINIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 22
  • 1 min read
ree

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Të lejosh Rusinë të mbajë territoret e pushtuara ushtarakisht të Ukrainës është një kurth në të cilin Putini dëshiron të na fusë në të.


Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, e tha këtë në një intervistë me entin mediatik britanik “Bbc”, duke folur për përpjekjet për të nisur një proces paqeje.


Ajo shtoi se presidenti rus nuk ka bërë asnjë lëshim në lidhje me kushtet e një marrëveshjeje të mundshme për të ndaluar armiqësitë dhe se në fakt ai ka rritur vrasjet me sulmet ajrore në Ukrainë.


Lidhur me garancitë e sigurisë për Kievin, Përfaqësuesja e Lartë Kallas tha se opsioni më i mirë është një ushtri e fortë ukrainase duke theksuar rëndësinë e shmangies së masave që janë vetëm në letër.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page