PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: KA NJË PROPOZIM PËR VENDOSJE SANKSIONESH NDAJ ATYRE QË BLLOKOJNË LUNDRIMIN NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 11 hours ago
- 1 min read
Luksemburg | “Një propozim i ri po zhvillohet për të vendosur sanksione ndaj subjekteve që pengojnë lundrimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit.
Është arritur një marrëveshje politike për këtë masë”, tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në Luksemburg.
“Përgatitjet ligjore janë duke u zhvilluar tani, me qëllim paraqitjen e sanksioneve përfundimtare në Këshillin e Punëve të Jashtme në muajin maj.
Këto sanksione të reja i shtohen sanksioneve tashmë ekzistuese, me ndikim të gjerë, kundër Iranit”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments