PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: “ASPIDES” MUND TË JETË KONTRIBUTI I EVROPËS NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 12
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Misioni 'Aspides' mund të jetë kontributi ynë në koalicionin e të vullnetshmëve në nivel evropian”.
Kështu tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas - në fund të Këshillit të Mbrojtjes.
“Ne kemi shtete anëtare të vogla, kështu që nëse një shtet anëtar ka vetëm një anije, ajo nuk mund të përdoret për nisma të shumëfishta.
Kjo mund të jetë një mënyrë për ta bërë Evropën vërtet të fortë në rajon, por edhe gjeopolitikisht, sepse kontributi ynë do të ishte shumë më domethënës nëse do të vepronim së bashku.
Por ajo ka nevojë për më shumë anije, dhe disa shtete anëtare kanë thënë se do të kontribuojnë”, tha Përfaqësuesja e Lartë Kallas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments