PËRFAQËSUESI I LARTË I BASHKIMIT EUROPIAN JOSEP BORRELL: MARRËDHËNIET BE-SHBA NDRYSHOJNË NË BAZË TË ASAJ SE KUSH FITON ZGJEDHJET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 22, 2024
- 1 min read
Bruksel, Belgjikë | “Amerikanët duhet të vendosin se kë duan në Shtëpinë e Bardhë dhe jam i sigurt se do të ketë një ndryshim mjaft të madh për marrëdhëniet transatlantike në varësi të asaj se kush është atje pas votimit, por është në dorën e qytetarëve amerikanë të vendosin, nuk dua të ndërhyj”, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, pas mbërritjes në Këshillin e Punëve të Jashtme.
“Kemi punuar shumë mirë me Baidenin (Biden), kemi pasur një marrëdhënie shumë pozitive. Nëse ai vendosi të tërhiqet sepse mendon se një kandidat tjetër mund të ketë më shumë forcë për të fituar zgjedhjet për demokratët, ne e respektojmë vendimin”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments